Vende dhe Udhetime

Shtëpia e parë rrotulluese në botë

Harrojeni një dhomë me një pamje. Një shtëpi pushimi në një fshat të Kanadasë ofron më se një pamje. Ajo rrotullohet.
Kjo për shkak se shtëpia e çuditshme 'Rreth detit' është ndërtuar në majë të një platforme rrotulluese, që do të thotë që ju mund të keni pamje 360 gradë të peizazhit ndërsa rrini të qetë në kuvertë ose brenda në një kolltuk komod. Pjesa më e mirë është që të ftuarit i kontrollojnë rrotullimet përmes një aplikacioni në një iPhone, kështu që nuk ka nevojë të humbasin ato pamje të perëndimit të diellit ose të lindjes së diellit sepse janë në anën tjetër të shtëpisë. Sa zgjat një rrotullim? Plot 45 minuta dhe rrotullohet aq ngadalë sa nuk do ndihej nëse nuk do e kishin mendjen aty.
E bukura është se në çdo vend ku të ndalet rrotullimi, ka një pamje piktoreske.

Ndërkohë, shtëpia ka gjithçka që nevojitet për një qëndrim të rehatshëm, duke përfshirë dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, banjë dhe një sallon të madh për organizime të ndryshme.
 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë