Bota

Shtëpia e Bardhë evidenton sukseset e Kievit, Putin do të takohet me Xi Jinping

Gazeta Si - "Gjatë 72 orëve të fundit kemi parë progres të konsiderueshëm nga ana e ushtrisë ukrainase në kundërofensivën e saj, veçanërisht në jug, në zonën e Zaporizhias", - ka thënë zëdhënësi i këshillit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, John Kirby, gjatë një bisede virtuale me një grup të ngushtë gazetarësh.

Edhe drejtuesit e lartë ukrainas kanë pohuar se Ukraina po avancon. “Ukraina nu po dështon, po vazhdon përpara në kundërofensivën e saj”, - ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, në një intervistë për ‘Cnn’.

Dmitro Kuleba, Ministri i Jashtem ukrainas. Gazeta Si, 1 shtator 2023

"Nëse Ukraina do të dështonte, do të isha i pari që do të thosha të vërtetën. Por nuk po dështojmë. Partnerët tanë që po na ndihmojnë, përfshirë edhe SHBA-të, e kuptojnë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Është një luftë e ashpër”, - ka shtuar Kuleba.

Vladimir Putin ndërkohë, sipas mediave ruse, së shpejti do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping. Presidenti rus u është drejtuar sot fëmijëve që shkojnë në shkollë, duke theksuar se “Rusia është e pathyeshme".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë