Trend

Shtëpi ëmbëlsire, kalendar prej letre… përfitimet e dhuratave të bëra vetë gjatë festave

Nga Sandy Ong - Në ditët para Krishtlindjeve të vitit 1999, unë dhe vëllai im të mërzitur. Së shpejti ishin krishtlindjet dhe ne nuk kishim asnjë dhuratë për prindërit tanë. Gjithashtu nuk kishim para për të shkuar në dyqane.
Pas disa ideve ne u vendosëm “për idenë më të zgjuar”,- një kalendar muri.
Në disa letra A3 shkruam muajt e vitit të ardhshëm dhe për çdo muaj krijuam nga një pikturë të ndryshme. Kalendari u krijua me letër, kruarës dhëmbësh, pëlhura, sojë, fara elbi dhe lëvozhga kikiriku. Produkti përfundimtar ishte shumë i rëndë dhe jopraktik për t'u përdorur, por prindërit e mi thanë se ishte një kryevepër e vërtetë. Këto ditë, unë dhe vëllai im jetojmë në kontinente të ndryshme dhe ditët kur krijonim dhurata tashmë janë shumë të largëta.
Familja jonë bashkohet çdo Krishtlindje, por ne tani blejmë dhuratat tona. Artikujt e blerë në dyqan kursejnë kohë, duke ofruar komoditet dhe shumë opsione për të zgjedhur një dhuratë që do të përdoret në të vërtetë.
Por krijimi i dhuratave për Krishtlindje, si dhe festimet e tjera gjatë vitit, nuk duhet të jetë një çështje e kotë. Ekzistojnë shumë tradita në mbarë botën që përfshijnë fëmijët dhe të rriturit duke i bërë vetë dhuratat e duke krijuar simbole domethënëse për festa.
Unë u përpoqa të bëja disa prej tyre vetë, si në përpjekje për të qenë më i qëndrueshëm dhe për të rijetuar disa kujtime të lumtura për të bërë dhurata nga ditët e mia të fëmijërisë. Ishte punë e vështirë dhe kërkonte kohë, por ishte gjithashtu argëtuese. Ndërtova një shtëpi me dru dhe krijova fenerë në formë ylli nga e para. Kjo gjë më kujtoi një këshillë të vjetër se është e rëndësishme koha që kaloni me të dashurit tuaj.
Për shembull, bëni biskota me fëmijët tuaj.

"Nuk ka të bëjë aq shumë me prodhimin e ëmbëlsirave me cilësi të lartë Por më tepër të përjetoni së bashku gëzimin që mund të vijë po të bëni diçka me duart tuaja që ka një erë kaq joshëse dhe gjithmonë ka shije pak më ndryshe”, thotë Daniel Fischer, profesor për komunikimin me konsumatorin dhe qëndrueshmërinë në Universitetin Wageningen në Holandë. Sipas ekspertëve një tjetër e mirë e dhuratave të krijuara vetë është se të gjitha produktet e përdorura janë të riciklueshme. Një ndër to është edhe shtëpia me xhenxhefil. Kryesisht përbërësit janë miell, vezë, kos, kanellë, xhenxhefil i tharë etj, të gjitha produkte ushqimore.
“Druri, një nga opsionet nëse nuk digjet, është ndër materialet më të qëndrueshme. Druri thith karbonin dhe e ruan atë gjatë rritjes. Është një material i rinovueshëm, i bio degradueshëm, i riciklueshëm dhe (shpesh) me jetëgjatësi, thotë Sadegh Shahmohammadi, një shkencëtar i të dhënave të qëndrueshmërisë në Organizatën për Kërkime Shkencore të Aplikuara në Holandë.
Kërkimi i materialeve lokale për të bërë vepra artizanale është një kënaqësi më vete përpara se të shihni produktin përfundimtar. Letra është një material i mirë për t'u përdorur kur punohet,-thotë Shahmohammadi. Gjithashtu edhe celofani, i cili është i bio degradueshëm është një material popullor për krijimin e punëve artizanale, por sipas Shahmohammadi njerëzit duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e tepër të plastikës pasi do duhen qindra vite për ta dekompozuar.
Ekspertët shkruajnë se në vend të përdorimit të plastikës mund të përdorni rërën, kripërat, farat me ngjyra dhe materiale të tjera natyrore.
Dekorimet dhe dhuratat miqësore me mjedisin nuk kufizohen vetëm në Krishtlindje, natyrisht. Në Indi, për shembull, festohet Raksha Bandhan çdo gusht. Kjo festë nderon lidhjen midis vëllezërve dhe motrave, vajzat lidhin një “raki” - një byzylyk mëndafshi ose pambuku - rreth kyçeve të vëllezërve të tyre për t'u lutur për lumturinë dhe shëndetin e tyre. Në këmbim, vëllezërit zotohen të mbrojnë motrat e tyre.

Këto byzylykë bëhen në shtëpi. Ekspertët thonë se një raki i punuar me dorë do të ketë një gjurmë më të ulët mjedisore sesa një i prodhuar.
Një tjetër festival aziatik që përmban një traditë të qëndrueshme dhuratash është Dita Japoneze e Fëmijëve, e cila festohet më 5 maj. “Koinobori”-top të mëdha të bëra prej letre ose pëlhure, varen në dyert e shtëpive në çdo lagje. Këto produkte janë një simbol i forcës dhe guximit dhe për t'u uruar fëmijëve sukses në jetën e tyre.
Për një sezon festiv më ekologjik, Shahmohammadi tregon zëvendësimin e dhuratave materiale me alternativa të tilla si mbjellja e një peme në emër të një personi që keni për zemër. Eksperti thotë se nëse doni të blini dhurata sepse nuk keni kohë, duhet të blini gjëra që janë të riciklueshme. E rëndësishmja, sigurohuni që dhuratat të përdoren në të vërtetë dhe është diçka që do të zgjasë për një kohë të gjatë.
“Produktet kanë kaluar nëpër të gjithë zinxhirin e furnizimit – prodhim, paketim, transport dhe duhet t’i shfrytëzoni për një kohë të gjatë”, thotë Shahmohammadi.

*Sandy Ong është një blogere me qendër në Singapor e cila shkruan mbi mjedisin, shkencën dhe teknologjinë.

Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë