Katër persona janë arrestuar, pasi janë kapur duke kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.
Operacioni policor i koduar “Kimisti”, çoi në pranga shtetasit E.Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S.I., 44 vjeç dhe J.V., 17 vjeç.
Policia thotë se të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E.Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
LEXO EDHE:
– Fenomeni i ri i shtëpive të hashashit, si ka ndryshuar strategjia e trafikantëve të drogës
– Zbulohen parcela me kanabis mes pyjeve në Kepin e Rodonit
– E mitura në Tiranë, mori e vetme shtëpi me qira dhe mbillte kanabis në vazo lulesh
– Përse dështojnë aksionet kundër drogës? Flet gruaja që kërkoi ndihmë në polici
Banesa ishte përshtatur në një laborator kanabisi, duke i siguruar të gjitha kushtet dhe parametrat për rritjen cilësore të fidanëve të kanabisit. Në banesë janë gjetur po ashtu edhe llamba, ngrohëse e freskuese.
Nga kontrolli i ushtruar në 2 automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.