Ka ndodhur

“Shtëpi bari” në Shijak, shpallen në kërkim tre kultivuesit, arrestohen dy elektriçistë

Një “shtëpi bari” është zbuluar në fshatin Hardhishtë të Shijakut, ndërsa janë shpallur tre kultivuesit, mes tyre një elektriçist.

Ata akuzohen për veprën penale "Kultivim të bimëve narlotike", "Shpërdorim detyre" dhe "Vjedhje të energjisë elektrike".

Policia thotë se janë shpallur në kërkim Valter Greca, 32 vjeç dhe Andi Dashi (Greca), 27 vjeç, të dy banues në Hardhishtë, Shijak, si dhe shtetasi Idajet Greca, 40 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, pasi dyshohet se është bashkautor në kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 27-vjeçarit, u zbulua se ata e kishin përshtatur ambientin me aparatura që shërbejnë për kultivimin e kanabisit.

Po ashtu ata kishin ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, në pranga kanë rënë Ervin Stafa 39 vjeç dhe Xhavit Istrefi, 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektricist pranë OSHEE-së.

Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë