Lajme

Shqiptari që tronditi Britaninë dëbohet pasi kërcënoi gruan me thikë në fyt

Një shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë është dëbuar nga Britania e Madhe për shkak se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Ardian Rragami, 47 vjeç është denoncuar nga gruaja e tij, e cila u ka bërë apel autoriteteve britanike se i rrezikohej jeta.

Rragami është filmuar duke i nxjerrë thikën gruas së tij, ndërsa më parë ai ka qenë në gjyq me shtetin britanik, pasi kishte kërkuar anulimin e vendimit për të mos u deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.

Ardian Rragami

Ai u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për një vrasje. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Duke u prezantuar si një refugjat kosovar me emrin Ardian Gashi, ai shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998. Në vitin 2000, Rragami u dënua me 15 vite burg në mungesë, por nuk u ekstradua në Shqipëri deri në vitin 2009, ku vuajti vetëm një pjesë të dënimit të tij.

Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Wickford, Essex, me gruan e tij britanike, Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Ardian Rragami dhe bashkeshortja Chrysoulla Michaels

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi gazeta prestigjioze “Daily Mail” zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij. 47-vjeçari u lirua me kusht dhe iu vendos një byzylyk elektronik për të monitoruar lëvizjet e tij.

Rasti i shqiptarit ka tronditur opinionin publik në Britani, duke e cilësuar të pabesueshme faktin që ka kërcënuar me thikë në fyt bashkëshorten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë