Njerez

Shqiptari kapet në shtëpi bari në Angli, gjykata e ‘justifikon’: Erdhe për më mirë, u përdore nga trafikantët

Një djalë shqiptar vetëm 21 vjeç që shkoi në Angli në pjesën e pasme të një kamioni është dënuar pasi ka punuar si kopshtar në një shtëpi të kthyer në fabrikë kanabisi në Stoke-on-Trent. Shqiptari A.D. u arrestua pasi policia u fut me forcë brenda një shtëpie më 23 maj.

Ata gjetën 100 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes së bashku me transformatorë dhe freskuese. Gjithashtu zbuluan se kishte ndërhyrje në energjinë elektrike.

Tani i riu është dënuar për shtatë muaj në Gjykatën e Stoke-on-Trent, Angli. Prokurori Rhia Abukhalil tha se policia kreu një kontroll në Leek Road, Stoke, pas një denoncimi për një fermë të mundshme kanabisi në një shtëpi me tarracë.

“Dëgjoheshin freskuese dhe xhamat ishin të mbuluar. I pandehuri ishte vetëm dhe në fillim nuk pranoi të hapte derën. Policia u detyrua të hynte me forcë. Çelësat ishin në derën e pasme dhe kishte shumë dritë në të gjithë shtëpinë.

"Njëzet e pesë bimë 5 metra të larta ishin në dhomën e gjumit, 25 në dhomën e pasme me transformatorë dhe ventilatorë në secilën dhomë. Në një dhomë tjetër ishin 50 bimë të papjekura".

Në intervistën e të riut në polici ai tha se kishte dy muaj që ndodhej në Angli. Ai kishte shkuar me vullnetin e tij të lirë për të gjetur një jetë më të mirë për të dhe familjen e tij. Ai tha se i ishin dhënë udhëzime dhe i thanë se nuk mund të largohej nga aty.

Paul Cliff, avokati i shqiptarit, tha se i pandehuri nuk ishte i përfshirë në ndërhyrjen e energjisë elektrike.

“Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm. Ai udhëtoi në Angli nëpërmjet Francës, i inkurajuar për ta bërë këtë, pa dyshim nga ata që janë më të përfshirë”.

Gjyqtarja Sally Hancox tha se vendimi i tij për të shkuar në Angli ishte në të njëjtat rrethana të trishtueshme si shumë të tjerë dhe është detyruar të jetë pjesë e një pune të paligjshme.

“Rrethanat janë të rënduara sepse ishte e përfshirë energjia elektrike, por e pranoj që nuk ka ndodhur me dëshirën tuaj. Si shumë të tjerë, ti erdhe në Angli në mënyrë të paligjshme duke kërkuar punë dhe një mënyrë jetese për të ndihmuar familjen në Shqipëri. Si shumë të tjerë, ju ratë pre e trafikantëve që ju përdorin ju për të çuar përpara sipërmarrjet e tyre të paligjshme”, tha gjyqtarja Hancox duke justifikuar të dënuarin.

Burimi: Stoke on trent. Përshtati: Gazeta "Si".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë