Njerez

Shqiptari Hakan Shukur, armik i popullit. Nga kampion Europe, në emigrant

Shumica e klientëve nuk e njohin, një mesoburrë të veshur mirë që ecën i shkujdesur në mjediset e një kafeneje dhe byrektore, duke mbledhur gotat dhe enët e përdorura. Por pse do duhej ta njihnin? Dhe çfarë do duhej të bënte ai këtu? Klientët hyjnë në restorant vërsulen drejt pastave ose ngulin sytë në menynë e stampuar në murin e restorantit. Pas këtij vëzhgimi kanë mundësinë që të porositin çdo lloj kafe, çaj por edhe pije me lëngje frutash tropikale. Sigurisht nuk mund të lihet jashtë menysë dhe mëngjesi tradicional turk me kafe dhe petulla. Në drekë përsëri zgjedhjet janë të larmishme për të gjitha llojet e preferencave, nga gatimet tradicionale turke me të preferuarat janë supa me panxhar, suxhuku por edhe supa me qofte turke.

Ah, po edhe fasulet. Pikërisht me fasule me qerasi Hakan Shukur në drekën tonë, teksa më shpjegoi historinë e jetës së tij. Dhe jeta e tij nuk është historia e thjeshtë e një investitori që ka hapur një restorant dhe kafene luksoze në zonën e famshme të Kalifornisë, Palo Alto. Kjo është vetëm ajo që mund të shikojnë çdo ditë klientët e zakonshëm në biznesin e tij. Hakan Shukur, 46 vjeç, është një nga sportistët më të mëdhenj të Turqisë. I konsideruar si futbollisti më i famshëm turk, hero gjatë Kupës së Botës 2002 dhe një veteran i disa prej ligave më të mëdha të Europës me disa nga klubet më prestigjiozë. Këto arritje të mëdha në fushën e futbollit e ndihmuan Hakan Shukur që t’i futej karrierës politikë dhe të arrinte deri në ulëset e Parlamentit turk.

Me gjithë këtë histori pas vetes, si përfundoi Hakan Shukuri këtu? Isha kurioz ta pyesja nëse ai do të rikthehej ndonjëherë sërish në shtëpi dhe nëse fëmijët do i takonim dot më prindërit e tij apo nëse vendi i tij, Turqia do i rikthehej ndonjë ditë demokracisë.
"Është vendi im. I dua njerëzit e mi edhe pse idetë e tyre për mua janë të shtrembëruara nga mediat e kontrolluara,"- tha Shukur. "Ndoshta në të ardhmen do të shkoj atje dhe do të vizitojmë gjyshërit, ata mezi po presin." Anglishtja e tij është e mirë dhe duket se është përmirësuar shpejt. Por kur biseda bëhet serioze, Shukuri fillon një fjali në gjuhën angleze dhe e përfundon tregimet e gjata në turqisht, duke i kërkuar përkthyesit që të sigurohet që fjalët e tij të dalin drejtë. Ishte intervista e tij e parë që kur ai u largua nga Turqia në vitin 2015, pothuajse një vit përpara grushtit të shtetit të vitit 2016, i cili u përpoq dhe dështoi të rrëzonte regjimin autoritar të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ish-mik dhe aleat politik i Shukur.

Rreth 250 vetë vdiqën dhe më shumë se 60,000 u burgosën, duke filluar me gazetarë, akademikë, kundërshtarë politikë apo cilitdo që ishte i guximshëm ose kishte një pikëpamje të kundërt me atë të presidentit. Erdogan ka marrë kontroll të armatosur të ushtrisë, gjykatave, medias dhe së fundmi edhe internetit. Shukur, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre ishin jashtë vendit në kohën e përpjekjes së grushtit të shtetit, pasi e kishin ndjerë gjendjen e përkeqësuar që më herët. Por lidhjet politike, fama dhe pasuria e Shukurit e bënë atë të ishte në qendër të akuzave të Erdoganit. Për Shukurin kishte urdhër arresti, por një gjë e tillë ndodhu edhe për babain e tij, i cili qëndroi i burgosur për gati një vit. Shukur, tha se shtëpitë, bizneset dhe llogaritë bankare të tij atje ishin kapur nga qeveria e Erdoganit.

Ndërsa ishte raportuar në Turqi se Shukur po fshihej në Shtetet e Bashkuara, vetëm në vjeshtën e fundit mediat shtetërore turke njoftuan vendndodhjen e tij të saktë, duke publikuar fotografi dhe një video të Shukurit të regjistruar në mënyrë të fshehtë në Palo Alto, Kaliforni. Miqtë në Turqi i thanë fshehurazi se ai mund të kthehej në atdhe vetëm ai do të mbështeste publikisht Erdoganin dhe qeverinë turke. "Unë do të kisha jetuar një jetë shumë të mirë dhe do të bëhesha ministër nëse do të kisha luajtur lojën në përputhje me rrethanat, nëse do të bëja atë që ata donin," tregon Shukur. "Por tani po shes kafe dhe petulla çdo mëngjes." Duke thënë këto fjalë, një moment Shukuri buzëqeshi, u përmbajt ngriti kokën lart dhe u përpoq që të bëhej optimist. Duke u orvatur të gjente një krahasim të goditur me situatën në vendin e tij, ai përmendi Norvegjinë, aty ku sezonet dimërorë të ftohtë gjithmonë ndiqen nga vera dhe pranvera të ndritshme. "Nuk ka gjithmonë errësirë," tha Shukur. "Unë besoj se një ditë drita do të kthehet. Errësira nuk zgjat përgjithmonë. "
Dhe për pak minuta, i arratisuri më i famshëm i Turqisë shpalosi formën e tij fizike edhe pse mosha tashmë ka kaluar goxha, buzëqeshi dhe filloi të pastronte enët nga tryezat aty pranë. Në Turqi, në vitet e lavdisë, ai do të ishte mbuluar nga tifozët, duke kërkuar foto dhe autograf me të. Këtu, askush nuk i kushtoi vëmendje.

Ende një lojtar

Shukur nuk është duke u larguar nga qëllimi. Ai është ende i gjatë dhe i varfër, mund të jetë me pak i fortë se ai dikur, por këmbët e tij ruajnë shpejtësinë e tyre. Kur vjen një top i pasuar mire, ai vallëzon në këmbët e tij dhe brenda pak sekondave një gjuajtje e rrufeshme. Brenda një sekonde topi është në rrjetë. Askush nuk falënderon sepse nuk ka audiencë. Javën e kaluar, Shukur shënoi 11 nga 15 gola të ekipit të tij në futbollin amator. Skuadra dhe kundërshtarët e tij që u ndeshën të mërkurën në një park pranë zyrave të Google janë punëtorë të teknologjisë vendore, kuzhinierë, apo edhe të tjerë me prejardhje profesionale në futboll. Por të gjithë kanë një të përbashkët që jetojnë shumë larg shtëpive të tyre të lindjes.

Ata që luajnë aty e dinë se kush është dhe ishte Hakan Shukur.

Shukur është ende golashënuesi më i mirë për ekipin kombëtar të Turqisë, me 51 gola. Goli më i famshëm i tij erdhi kur ai shënoi 11 sekonda në ndeshjen e tretë të Kupës së Botës 2002, duke e çuar Turqinë në avantazh përballë Koresë së Jugut, që ishte dhe vend pritës i Kupës së Botës. Për këtë gol ai dëgjon në shumicën e kohës. "Unë në fakt kam shënuar shumë gola", tha Shukur me një buzëqeshje. "Jo vetëm një gol të shpejtë."
Në fakt janë me qindra, duke filluar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e UEFA-s deri në Superligën e Turqisë, ku Shukur kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij. Goli i parë erdhi për Bursasporin, pastaj kaluan shumë vite dhe më shumë se 300 ndeshje me ekipin kryesor të Stambollit Galatasarai, ku Shukur çoi plot tetë tituj të ligës dhe në një fitore të papritur në Kupën UEFA 2000.

Ai gjithashtu luajti për Torinon në Serinë A të Italisë, dhe më vonë për Interin. Luajti edhe në Premier Ligës me Blakbërn Rovers të Anglisë. Ai u tërhoq nga Galatasarai në vitin 2008 si i famshëm, më shumë se çdokush në Turqi. Me nofkën mbreti apo “demi i Bosforit”, Shukur kishte gjithë futbolldashësit turq pas vetes kudo ku shkonte.
Pas një kohe të shkurtër si një ekspert televiziv, Shukuri u përfshi plotësisht në politikë. Ai fitoi një vend në Parlamentin e Turqisë në vitin 2011 si një anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, partia e Erdoganit. Ky i fundit kishte shumë benefite në vota nga Shukur, pasi përveç famës si futbollisti më i madh turk, kishte edhe një tjetër pikë në favor. Shukur vjen me prejardhje nga një komunitet me peshë në Turqi dhe Stamboll, siç janë shqiptarët, të cilët në zgjedhje e mbështetën atë pa u kursyer.

Shukur ishte gjithashtu një i preferuar i Fethullah Gylen, një klerik që ka jetuar në mërgim në Pensilvani për gati 20 vjet. Lëvizja Hizmet e Gulenit, për dekada me radhë, është infiltruar institucionet e Turqisë me një pikëpamje në islamin e moderuar, duke u përpjekur të shtyjë vendin nga brenda drejt demokracisë, arsimit dhe hapjes kulturore për ta lidhur me Europën më shumë sesa me Lindjen e Mesme. Shumë besonin se lëvizja gyleniste luajti një rol më të fshehtë, duke filluar nga një sërë sprovash ku prokurorët dhe policia gyleniste krijuan dëshmi të rreme për të ndihmuar në largimin e anëtarëve të fuqishëm të ushtrisë që dyshohen për përfshirjen e mundshme në grushtin e shtetit. Erdogan, ish-kryebashkiak i Stambollit u bë kryeministër në vitin 2003. Me Gylen dikur ai ishte aleat dhe kërkonte hyrjen e Turqinë në Bashkimin Evropian. Ai është vlerësuar për nxitjen e reformave demokratike të Turqisë dhe ngritjen e saj si një lojtar global në ekonomi dhe politikë.

Por Erdogan ngadalë u bë gjithnjë e më shumë imponues për cilindo që kërcënonte fuqinë e tij. Ai bëri disa arrestime të profilit të lartë. Në vitin 2013 Erdogan mbylli një rrjet të gjerë të shkollave përgatitore të mbështetura nga Gyleni. Kjo ishte sinjali më i fortë për Shukur, i cili shpejt dha dorëheqjen nga partia e Erdoganit. Tensionet dhe armiqësitë u tronditën përmes Turqisë, ndërsa Erdogan u përfshi në të gjitha fushat e shoqërisë, duke përfshirë lajmet e medieve. Kundërshtarët u poshtëruan dhe u burgosën. Shukur, me popullaritetin dhe ndikimin e tij, ishte ndër armiqtë më të shquar të Erdoganit. "Pasi u largova nga Parlamenti, fillova të hasja probleme administrative me bizneset e mia atje," tha Shukur. "Çfarëdo që dëshiroja të bëja, kishte disa probleme dhe çështje. Mendova se ndoshta do të merrja pak kohë, pasi puna ishte e kufizuar."

Në vjeshtën e vitit 2015, Shukur erdhi në Palo Alto, ku kishte miq. Ishte afër Universitetit të Stenfordit me famë botërore, qendrës së inovacionit të teknologjisë dhe shtëpia e shumë njerëzve të famshëm nga e gjithë bota. Për Shukur ishte një vend i përshtatshëm.
"Mot është i mirë, jeta gjithashtu", tha Shukur. Ai kaloi një muaj në Kaliforni, ndërsa trazira e Turqisë u përkeqësua. Ai bleu një pjesë të furrës dhe kafenesë që një mik e hapi në vitin 2016, siguroi një vizë investitori dhe mori bashkëshorten e tij, Bejdës bashkë me fëmijët e tyre. "Unë dua që ata të jenë të lirë, të jenë njerëz të pavarur", tha Shukur. "Duke qenë në Turqi, fëmijët e një personi të famshëm, ndoshta ata trajtohen ndryshe. Doja që fëmijët e mi të shkonin në vende të tjera, të mësonin kultura të ndryshme, të takonin njerëz të ndryshëm dhe të rriteshin si individë. Kjo ishte një arsye që ne erdhëm këtu. Dhe sapo gjërat u përkeqësuan në Turqi, ne menduam se kishte momenti i duhur." Grushti i shtetit ndodhi vetëm një muaj më vonë. Gylen dyshohet se e ka orkestruar atë nga Pensilvania, diçka që ai vetë e mohoi në vitin 2016. Hakan Shukur u dyshua se ishte pjesë e asaj që Erdogan konsideroi organizata terroriste e Gulenit.

Hakani mohon çdo përfshirje ose njohuri në lidhje me grushtin e shtetit. Atletë të tjerë të njohur pro-Gulen turk përballen me dyshime të ngjashme dhe pasojat do i vuajnë nëse një ditë do të rikthehen në Turqi. Midis tyre janë disa nga ish sportistë, shokë të Shukur, si basketbollisti Enes Kanter që ka luajtur me Knicks në N.B.A. Shukur dhe Kanter flasin rregullisht me njëri tjetrin dhe takohen pothuajse çdo javë. Shukur e di se ai është shumë më i lumtur sesa shumica e njerëzve në Turqi, të cilët nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të flasin mendjet e tyre ose që janë burgosur kur e kanë bërë këtë gjë. Megjithatë, duke rënë dakord për t'u intervistuar, kishte disa frikëra, duke ditur se fjalët e tij do të analizohen në Turqi dhe mund të përdoren kundër familjes dhe miqve të tij atje.
Shukur është i ndërgjegjshëm për sigurinë e tij në Shtetet e Bashkuara, por jo aq shumë. Ai lëviz lirshëm por preferon të mos takojë apo presë njerëz që nuk i njeh në shtëpi. Ai kërkoi që emrat e fëmijëve të tij të mos përdoreshin në këtë artikull.

"Lira është shumë e rëndësishme. Këtu kjo gjë mund të duket si utopi, por në vendin tim, tani është problem."

Përkthyer nga: “The New York Times”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë