Rend dhe Ligj

“Shqiptarët zgjerojnë tregun e kokainës në Angli”

Autoritetet britanike japin edhe njëherë tjetër alarmin për shtrirjen e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare, që ushtrojnë kryesisht aktivitetin e tyre në trafikun e kokainës. Sipas mediave ishullore, Agjencia e Kombëtare e Luftës Kundër Krimit thotë se shqiptarët po zgjerohen në territore të reja në Anglinë Qendrore.

Në këtë përfundim është mbërritur pas disa operacioneve të fundit të ndërmarra nga autoritetet britanike në këto rajone, ku dhjetra persona kanë përfunduar në pranga dhe një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar.

Pikërisht, cilësia e lartë drogës së sekuestruar, sipas DailyMail, ka bërë që autoritetet vendase të flasin për një zgjerim të rrjetit shpërndarës të grupeve kriminale shqiptare, të cilat kanë vendosur reputacion me cilësinë e lartë të kësaj droge që tregtojnë.

Policia britanike thotë se bandat shqiptare janë të mirëorganizuara dhe në pjesën më të madhe të aktivitetit të tyre i drejtojnë vetë të gjitha operacionet, që nga importi, e deri tek korrerët më të thjeshtë në terren.

DailyMail thotë se shqiptarët nuk kanë besim tek “nënkontraktorët” dhe edhe në ato raste kur vendosin të bashkëpunojnë me të huaj, arrijën që të sigurojnë një “marrëveshje” që u minimizon risqet e humbjes. “Kokaina e tyre, konsideorhet si më e pastra për nga cilësia krahasuar me kokainën e ofruar nga grupet e tjera rivale”, thekson DailyMail.

Veç drogës, grupet shqiptare cilësohen si mjaft aktive edhe në fusha të tjera të paligjshme, që nga falsifikimi i dokumentave e deri tek trafiku i emigrantëve ilegalë në Britani.

Agjencia e Kombëtare e Krimit ka skeduar mbi 30 mijë anëtarë me precedentë kriminalë, që shkojnë nga vjedhjet e grabitjet e rëndomta e deri tek vrasjet dhe trafiku në sasi të mëdha të drogës. Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët kanë tejkaluar rumunët dhe sot janë të tretët që popullojnë më së shumti burgjet angleze, fill pas vetë anglezëve dhe pakistanezëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë