Treg

Shqiptarët sigurohen ‘me detyrim’. 14 mld lekë vetëm për sigurimet motorike gjatë 2023

Nga Gazeta 'SI' - Gjatë 2023-shit tregu i sigurimeve në Shqipëri arriti vlerën e 22.9 mld lekëve me një rritje prej 9% nga 2022-shi. Kontratat e lidhura iu afruan pothuajse shifrës 1.5 mln, me një rritje 11% nga një vit më parë.

Sigurimet motorike, që janë të detyrueshme mbajnë 61% të totalit dhe kanë gjeneruar 14 mld lekë në 12 muaj. 8.1% të tregut e mbajnë ato të jetës dhe 0.06% risigurimet.

Rritje të lehtë vazhdon të ketë edhe portofoli i sigurimit të pronës, por përsëri në përmasa të vogla. Deri në tetor, ky zë gjeneroi 3.9 mld lekë, ku 64% ishte për zjarrin dhe dëmtime të tjera në pronë, sigurim që është rritur me 16% nga viti i shkuar

Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar-shtator 2023, mbeten modeste, duke arritur 1.5 mld le Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë  vitit  2023, arritën në rreth 1.4 mld lekë, me ulje 1 %.

Në 12 muajt e 2023-shit, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 7 mld lekë, 2% më shumë se në 2022-shin. Nga këto 4.8 mld ishin vetëm për dëme motorike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë