Dieta e shqiptarëve anon nga drithërat, patatet dhe qumështi.
Këtë e ka konfirmuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore të publikuar nga Instituti i Statistikave. Sipas këtyre të dhënave indeksi i drithrave, patateve dhe qumëshit ka pasur rënien më të madhe. Rritje kanë shënuar bimët industriale, perimet dhe drufrutorët.

Në vitin 2017, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore (2015=100) arriti në 99,2, nga 99,9 që ishte në 2016. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2017 shënoi një rënie me 0,7 % krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rënie me 0,9 %, dhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale, shënoi rënie me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.