Treg

Shqiptarët “harrojnë” Italinë, destinacioni kryesor për 2021 Turqia

Për 4 muajt e parë të vitit 2021, shqiptarët zgjodhën si destinacion kryesor Stambollin, me numrin më të lartë të vizitave, 58.014 të tilla.

Ndonëse, krahasuar me 4mujorin e parë të vitit 2019, fluturimet e shqiptarëve drejt Turqisë ranë me 27%, u rendit e para në listë.

LEXO EDHE:
- Europianët po rezervojnë pushimet
- Shqiptarët nga sot mund të vizitojnë Hungarinë me pasaportë vaksinimi, pa kufizime të tjera

Në vazhdim rënditen qytetet italiane si Milano me 37.697 vizitorë, Roma me 21.950 dhe Pisa me 16.564. Këto qytete në vitin 2019 ishin pikë kryesore për udhëtimet e shqiptarëve, kur Milano u vizitua nga 94 mijë shqiptarë për periudhën janar-prill. Krahasuar me këtë periudhë, për vitin 2021, udhëtimet me Milanon ranë me 60%, me Romën 75% dhe Pisën 68%.

Në rënie rezultojnë dhe udhëtimet me Vjenën, me -66%, në raport të 4-mujorëve të parë të 2019-s dhe 2021-shit.

Nga 2019-a, këtë vit në listë janë futur vende të reja ku të cilët shqiptarët mund të udhëtojnë direkt, pa tranzit, si Dubai, Berlin, Basel, Memmingen.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, 34% e tregut të fluturimeve e zotëroi Wizz Air, 24% Air Albania dhe 8% Alba Wings.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë