Treg

Europianët po rezervojnë pushimet

Më herët Britaninë e kishte zili e gjithë Europa. Vaksinimi i shpejtë po e rikthente vendin në normalitet, kur Europa po rikthente kufizimet nga Covid-19.

Tani, situata ka ndërruar. Kur pjesa tjetër e Europës po hap udhëtimet për turistët, britanikët po përballen me kufizime për shkak të vendimeve të reja të Boris Johnson.

Në kontrast, rezervimet për pushime nga Gjermania, Italia dhe Spanja janë në rritje duke arritur në 52% dhe destinacionet e preferuara duken të jeën Ibiza, Kreta, Barcelona, Palma dhe Tenerife.

Turistët në Kretë, 13 maj

Gjatë kësaj jave, Franca njoftoi se do të lejojë të vaksinuarit nga vendet e Europës të hynë në Francë vetem me një provë të vaksinës,  certifikatën dhe asnjë provë tjetër.  Cerifikata do të pranohet  qoftë digjitale apo në letër.

Agjencitë turistikë europiane po bëjnë oferta dhe ulje për pushimet ndërsa ato në Britani të Madhe nuk po e bëjnë një gjë të tillë sepse është e kotë kur britanikët nuk do të lëvizin dot.

Europianët mund të lëvizin edhe jahstë bllokut të tyre. Italia ishte vendi i parë që lejoi udhëtarët nga Europa, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli ta vizitojnë atë pa nevojën e një karantine, vetëm një test negativ. Greqia, një vend i varur ekonomikisht nga turizmi, lejoi që të huajt të shkonin atje që në muajin prill, pa nevojë karantine.

Kompanitë gjermane, franceze dhe amerikane besojnë se kjo verë do të jetë shëruese dhe ato po mendojnë të zënë 75-65% të kapaciteteve që kishin në vitin 2019.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë