Treg

Shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut tani s’kanë nevojë për leje pune në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për të gjithë shtetasit shqiptarë nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Lajmin e ka dhënë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj cili ka deklaruar të hënën se ky vendim është pjesë përbërëse e përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi.

Ai ka paralajmëruar një paketë masash për përafrimin e shqiptarëve në përgjithësi. Sipas Cakajt, me anë të kësaj lëvizjeje, vendi ynë krijon të njëjtat lehtësira për hyrje në tregun e punës në Shqipëri për ta sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

"Pavarësisht se mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim. Ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerë masash që Shqipëria ka planifikuar për përafrimin e shqiptarëve në përgjithësi", ka deklaruar Cakaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë