Nuk ka një pa dy dhe Shqipëria e ilustroi më së miri me përfaqësimin e jashtëzakonshëm të sportistëve shqiptarë me aftësi të kufizura intelektuale që morën pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore “Torino 2025” (8-15 Mars). Shqipëria u përfaqësua me 6 sportistë të cilët fituan 8 medalje olimpike, të cilave po t’ju shtojmë edhe ato të “Paris 2024” e çojnë numrin në 10 të tilla në dy evente rradhazi.

Një tjetër fakt që e bën akoma më special këtë përfaqësim është debutimi i “Team Albania” që fitoi 5 medalje Ari, 1 Argjendi dhe 2 Bronzi. Sportistja më e mirë shqiptare ishte Stela Salla që mori dy medalje ari në 50 dhe 100 metra Cross Country Skiing.

Tre medaljet e tjera të arta u fituan nga Elizon Kacanja – Ski Alpine, Novice Super-G, vajza, Vanesa Doçi – Snoëshoeing, 25m, vajza dhe Joanis Myrtollari – Ski Alpine, Novice Slalom, djem. Medaljen e Argjendit e fitoi Elizon Kacanja – Ski Alpine, Novice Giant Slalom, vajza.

Ndërsa dy medaljet e Bronzit u fituan nga Joel Gërmënji – Snoëshoeing, 50m, djem dhe Joanis Myrtollari – Novice Giant Slalom, djem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.