Para

Shqipëria, vendi me të ardhurat e disponueshme më të ulëta në 2021. Asnjë ndryshim nga 2020

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria kishte të ardhurat e disponueshme me të ulëta në Europë për vitin 2021, sa 24.4% e mesatares europiane. Në Shqipëri, shifra rezulton 4.385, kur mesatarja europiane është 17.871 PPS. (Fuqia blerëse, PPS, është një njësi valutore artificiale, që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve. 1 PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.)

Të dhënat e Eurostat janë matur sipas fuqisë blerëse për banor (PPS) për vitin 2021. (Të ardhurat mesatare të disponueshme janë të ardhurat totale të një familjeje, pas taksave dhe shpenzimeve të tjera, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes.)

Nga viti 2020, të ardhurat e disponueshme të shqiptarëve nuk kanë pësuar asnjë ndryshim, por mesatarja europiane ëshët rritur në 18.019 PPS.

Nivelet më të larta të të ardhurave mesatare të disponueshme u regjistruan Luksemburg (32 132 PPS), Holandë (24 560 PPS), Austri (24 450 PPS) dhe Gjermani (23 401 PPS). Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin më të ulëta veçanërisht në Rumani (8 703 PPS), Bullgari (9 375 PPS), Greqi (9 917 PPS) dhe Hungari (9 982 PPS).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë