Financa Personale

Shqipëria, vendi me PBB-në dhe konsumin më të ulët për frymë në Europë

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e parë si shteti me PBB-në më të ulët për frymë sipas fuqisë blerëse (PPS) në Europë, për vitin 2022. Sipas Eurostat ajo është sa 34% e mesatares europiane (104%), më poshtë edhe se vendet e rajonit, ndonëse është rritur lehtë nga 2021-shi. Kjo matje bëhet sipas fuqisë blerëse të përllogaritura në statistika kombëtare, pasi konvertimi në një monedhë do të krijonte keqllogaritje, për shkak të niveleve të ndryshme të çmimeve, thekson Eurostat.

Vendi me PBB-në më të lartë për frymë në Europë mbetet Luksemburgu, 256% mbi mesataren europiane.

Edhe në treguesin e Konsumit Individual për frymë, Shqipëria është përsëri e fundit në rajon dhe Europë, në nivelin e 41% të mesatares europiane (100). Ky tregues mat konsumin e qytetarëve sipas fuqisë blerëse, në raport me çmimet. Rritja e çmimeve, raportohet 55.1% për Shqipërinë.

Përsëri, Luksemburgu shënonte nivelin më të lartë të konsumit për frymë për të gjithë Europën.

Në fakt, disa nga ndryshimet kryesore të nivelit të çmimeve të vërejtura midis 2021 dhe 2022 mund të shpjegohen të paktën pjesërisht nga luhatjet e monedhës së një vendi kundrejt euros.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë