Politike

Shqipëria si SHBA. Rama: Njohim Guaidon si president të Venezuelës

Edhe Shqipëria njeh Liderin e opozitës në Venezuelë, si Presidentin e përkohshëm të vendit. Pas vendimit që shpalli një natë më parë presidenti amerikan Donald Trump, shumë vende njohën Juan Guaidon dhe bënë thirrje për largimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kryeministri Edi Rama pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës dhe i uron sukses në punën e tij.
“Shqipëria njeh Juan Guaidó si President të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Guaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama nw “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1088352958645968896

Venezuela është përfshirë nga protestat e kundërshtarëve dhe mbështetësve të Presidentit Nicolas Maduro. Protestat kundër qeverisë janë një provë vendimtare për Juan Guaidon, udhëheqësi i sapozgjedhur i Kongresit. Megjithatë, çdo ndryshim i regjimit varet nga besnikëria e forcave të armatosura, të cilat kanë mbështetur Maduron gjatë dy valëve të protestave në rrugë. Guaido, që po merr mbështetje ndërkombëtare i ka bërë thirrje ushtrisë të dënojë Maduron dhe ka premtuar amnisti për ata që e ndihmojnë për të punuar drejt rivendosjes së demokracisë në vend. Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm të shërbejë si president i përkohshëm dhe të kërkojë zgjedhje të reja nëse Maduro detyrohet të largohet me ndihmën e ushtrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë