Treg

Shqipëria po preferohet më shumë nga gjermanët

Në tetë muajt e parë të vitit kanë qenë shtetasit gjermanë që në raport me shtetasit e kombësive të tjera kanë rritur numrin e hyrjeve të tyre në Shqipëri me 36,9%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, edhe në muajin gusht Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 82,5 % të shtetasve të saj që kanë ardhur në Shqipëri, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Mali i Zi me 63,5%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tetëmujorin e 2018 është 4.397.638 duke u rritur me 16,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Gusht 2018, janë 2.184.720 duke shënuar një rritje me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë