Politike

Shqipëria po militarizohet/ Ligji i ri për forcat rezerviste, Financat kundër Peleshit

Nga Gazeta 'Si'-Qeveria ka hartuar një projektligj që parashikon krijimin e 2100 forcave ushtarake rezerviste, ku do të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakët, por edhe civilët.

Nisma që është hedhur për konsultim publik ka pasur disa kontestime nga ana e ministrisë së Financave dhe nga SHISH. Vërejtja kryesore e SHISH është që pjesëtarë të forcave të rezerviste të mos jenë punonjësit e saj. Kjo kërkesë, sipas relacionit, është pranuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë që përplasje më e madhe e Ministrisë së Mbrojtjes është me Ministrinë e Financave, pasi nisma ka efekte financiare të konsiderueshme.

"Kostoja fillestare e aktivizimit e përllogaritur për një numër efektivesh prej 2100 vetë, do të jetë në vlerën 1,527,183,144 lekë dhe kosto mesatare e mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditë mobilizim në vit do të jetë në vlerën 826,072,512 lekë", thuhet në relacion.

Ndërsa ministrja i kërkon Peleshit që forcat rezerviste ta realizojë me numër të plotë deri në vitin 2029.

"Përcjell kosto financiare të ndjeshme, 2.3 miliard lekë për vitin e parë, të cilat nuk janë parashikuar në buxhetin vjetor dhe afatmesëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Për rrjedhojë, projekti paraprakisht duhet të bëhet pjesë e diskutimeve të projektbuxhetit afatmesëm 2024-2026.

Në lidhje me sa më sipër, sqarojmë se gjatë hartimit të projektligjit është nxjerrë kosto e mësipërme që është në shumën 2.3 miliardë lekë, për vitin e parë. Kjo kosto financiare ka të bëjë me implementimin e këtij ligji në sasinë e personelit prej 2100 vetash. Në lidhje me këtë nga ana jonë mbi vlerën e përgjithshme është bërë ndarja përkatëse me koston përkatëse, duke filluar me 1 kompani me rezervistë, me vlerat financiare sipas të gjitha zërave, duke e shtrirë këtë buxhet deri në vitin 2029, për çdo vit aktivizimi dhe implementimi", thuhet në qëndrimin e ministrisë së Financave.

Forcat rezerviste parashikohen të futen edhe civilët, e argumentuar si pjesë e kritereve të NATO-s. Ndërsa parashikohet shërbim dhe aktivizim, grumbullim nga 15 deri 45 ditë. Rezervistët mund të angazhohen në raste emergjente, fatkeqësish, por edhe misione të ndryshme ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë