Para

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e kontributeve shoqërore me Kroacinë

Nga Gazeta ‘SI’ - Shqipëria dhe Kroacia do të njohin tashmë kontributet shoqërore të qytetarëve nga të dyja shtetet që punojnë aty.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave të Shqipërisë Ervin Mete dhe homologu i tij kroat, Marin Piletić.

Kjo do të mundësojë gjithashtu përfitimet e papunësisë, pagesat e barrëlindjes, përfitime në para në rastin e aksidenteve në punë, etj.

Në Kroaci, do të përfitojnë mbi 3.000 shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë atje.

Një ditë më parë, më 1 tetor, hyri në fuqi marrëveshja me Zvicrën, ndërkohë që Shqipëria zbaton marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Hungarinë, Çekinë, Kanadanë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Kosovën, Austrinë dhe Belgjikën. Janë në proces ratifikimi nga palët e huaja marrëveshja me Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë