Kosova

‘Shqipëria në vend të Serbisë’, LVV godet opozitën: Nuk e bënë për 20 vjet

Nga Gazeta 'Si'- Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë, njoftoi se Shqipëria tani është partnerja kryesore e Kosovës në aspektin tregtar.

Përmes një statusi në Facebook VV-ja iu drejtua opozitës duke thënë se “donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bërë për 20 vjet”.

Më tej theksohet se “Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt pavarësimit ekonomik”.

“E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë. Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.

“Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut. Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë