Sport

Shqipëria në Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Tashmë është zyrtare, Shqipëria do të marrë pjesë në “Milano Cortina 2026”, Lojërat e 25 Olimpike Dimërore prej vitit 1924. Konfirmimin e bëri KOKSH që në countdown-in 1 vit nga “Milano Cortina2026” prezantoi ftesën zyrtare të IOC, sigluar nga firma e Presidentit Thomas Bach. Në të shkruhet: “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka nderin të ftojë Komitetin Olimpik Shqiptar të marrë pjesë në edicionin e 25 të Lojërave Olimpike dimërore, Milano-Cortina 2026, Itali, që do të zhvillohen nga 6 deri në 22 Shkurt 2026”

Ftesa që IOC dërgoi në KOKSH për Milano Cortina 2026

Pasi mungoi nga viti 1924 deri në 2002, Shqipëria debutoi në këto Lojëra në vitin 2006 në Torino dhe prej atij viti ka marrë pjesë edhe në 4 edicionet pasardhëse. Skiatori Erjon Tola është sportisti që e përfaqësoi Shqipërinë në 4 edicione rradhazi.

Erjon Tola dhe Suela Mëhilli

Në vitet 2014 (Sochi) dhe 2018 (Pyeongchang) Shqipëria dërgoi edhe skiatoren e parë femër, Suela Mëhilli. Ndërsa 3 vite më parë në Pekin ishte Denni Xhepa që përfaqësoi ngjyrat kuqezi. Ndërsa në “Milano Cortina 2026” do të jetë Lara Colturi që do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, me objektiv medaljen e parë në Lojërat Olimpike Dimërore. Skiatorja kuqezi po bën paraqitje spektakolare në botërorin e skive duke arritur deri në vendin e 2 në Slloveni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë