Treg

Shqipëria, ndër vendet ku u rritën më shumë eksportet e IT-së. 88 mln dollarë në 2022

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është në top 10 vendet me rritjen më të madhe të eksporteve teknologjike, sipas një raporti të Bankës Botërore.

Shifrat që i referohen 2022-shit, raportojnë një rritje me 40% për Shqipërinë, nisur nga 2019-a.

Banka Botërore referon se në Shqipëri në vitin 2022 numëroheshin 539 kompani të teknologjisë dhe informacionit. Eksportet e këtij grupi arritën në 88 milionë USD, teksa investimet në këtë sektor kapën vlerën e 150 milionë dollarëve.

Në listë me Shqipërinë janë vende të tjera në zhvillim, si  Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Moldavia dhe Mali i Zi. Në rang botëror tregun e dominon Kina, por edhe India po intensifikon rolin e saj.

Eksporti i IT-së po bëhet lloji më i preferuar i tregtisë - thotë BB - që pas pandemisë. Kështu, të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë po krijojnë një hapësirë në ekonominë globale, duke dërguar atje shërbime dhe produkte të fushës së teknologjisë dhe informacionit.

Shqipëria, që prej pandemisë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij sektori që është kthyer tashmë në prioritet të shtetit dhe privatit.

Shqipëria, që prej pandemisë, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij sektori që është kthyer tashmë në prioritet të shtetit dhe privatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë