Politike

Shqipëria miraton hapjen e tri ambasadave në Kenia, Indi dhe Indonezi

Gazeta Si - Shqipëria pritet të ketë përfaqësi të reja diplomatike në tre shtete të botës, në Kenia, Indi dhe Indonezi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, ndërsa ministri Igli Hasani thotë se kjo do të forcojë edhe më shumë pasaportën shqiptare në botë.

Sipas ministrit hapja e tre ambasadave bëhet duke u nisur edhe nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Tashmë numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.

"Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin MEPJ u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja", - shkruan ministri Hasani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë