Politike

Shqipëria miraton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO: Të ftohet edhe Kosova

Shqipëria nuk ka asnjë rezervë dhe kusht për anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO dhe Qeveria miratoi në mbledhjen e kësaj të enjteje në parim protokollet e anëtarësimit të tyre.

“Ky zhvillim forcon sigurinë në hapësirën euro-atlantike dhe vetë bashkëpunimin NATO-BE. Është një zhvillim që vjen si pasojë e drejtpërdrejt e agresionit rus kundër Ukrainës”, deklaroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Xhaçka tha se kërkesa e dy vendeve reflekton qartë nivelin e lartë të kërcënimit me të cilin po kanoset sot Europa. Ajo tha se ky moment duhet t’i japë një shtysë zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ku të vetmet vende që nuk janë anëtare janë Kosova, Bosnja dhe Serbia.

“Theksoj sidomos rastin e Kosovës, e cila ndan me Aleancën të njëjtat parime dhe vlera”, u shpreh ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë