Politike

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues më 14 korrik

Nga Gazeta ‘Si’- Të martën e 14 korrikut, në Bruksel, mbahet Konferenca e Ndërqeveritare e nëntë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, ku shprehet se Shqipëria nuk ndalet në aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Ai ka ironizuar edhe opozitën, ndërsa thotë se puna e tyre janë llafet, kurse Partia Socialiste dhe qeveria sipas tij vijojnë të bëjnë punën dhe reformat e duhura.

“Shqipëria nuk ndalet. Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa fjala jonë është puna”, shkruan Rama.

Në Konferencë pritet të bëhet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë