Politike

Shqipëria mbyll mandatin në Këshillin e Sigurimit, Hoxha: Shqipëria u bë më e njohur, tani mund të kontribuojmë   

Ministria e Jashtme organizoi një takim përmbyllës në fund të mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB,  Ferit Hoxha tha se një nga arritjet më të mëdha, në këtë mandat është se për herë të parë vendi jonë hyri në hartën globale dhe se ishte një mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje që kanë të bëjnë me paqen dhe sigurinë globale.

‘Shkuam sepse mendonim se ishim mjaftueshëm të pjekur për të marrë më shumë përgjegjësi. Kemi arritur në pikën që kemi mundësinë të kontribuojmë. Të bashkojmë forcat tona për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

E para që do të thoja është se Këshilli i Sigurimit e vendosi Shqipërinë në hartën globale. Për herë të parë Shqipëri hyri në hartën globale kjo ka qenë një nga të veçantat dhe një arritje në Këshillin e Sigurimit, ishte mundësi për të shpalosur pozicionin e Shqipërisë për shumë çështje, globale. Shqipëria ka qenë e përfshirë në çdo lloj çështje që ka të bëjë me paqen dhe sigurinë që ka të bëjë në të gjithë globin, e kemi pasur shumë të lehtë pasi politika jonë e jashtme e ka të parashikuar.

Elementi tjetër ka të bëjë me imazhin e vendit. Kam bindjen se gjatë këtyre dy viteve ka ndikuar për ta bërë Shqipërinë me të njohur” tha Hoxha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë