Art dhe Kulture

Tre shqiponja në finalen e Eurosong

Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa me këngën “Mall” u kualifikua në finalen e festivalit më të madh të këngës europiane, Eurovision Song Contest. Bushpepa u prit me sukses në gjysmëfinalen e parë të Eurosong në Lisbonë të Portugalisë.

Kështu shkruan faqja e Eurovizion në Twitter për performancën e Eugent Bushpepës.

https://twitter.com/Eurovision/status/993933431376498688

Para performacës Eugent Bushpepa, që mbante kodin 03 ka bërë thirrje për të votuar atë dhe grupin muzikor që e shoqëroi në skenën e Eurovizion.

Në finalen e 12 majit u kualifikua edhe shqiptarja Eleni Foureira, që përfaqësoi Qipron në Eurovizion 2018.

Në gjysmëfinalen e dytë të 10 majit pritet të konkurojë edhe shqiptari i tretë, Ermal Meta, që do të ngrejë flamurin e Italisë në këtë edicion të Eurovizion dhe shpresojmë të jetë shqiponja e tretë e finales së 12 majit në Lisbonë të Portugalisë.

Sanremo. 68° Festival della Canzone Italiana. Prima Serata. Nella foto Ermal Meta e Fabrizio Moro

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë