Politike

Shqipëria i kërkon Britanisë të amnistojë shqiptarët pa viza që punojnë ndershëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka kërkuar homologes së tij, Suella Braverman në Mbretërinë e Bashkuar të amnistohen shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe s’kanë rekorde kriminale në ngarkim.

Më tej, ministri shqiptar kërkoi që komuniteti shqiptar atje të mos steretopiziohet, për shkak të disa personazheve të botës së krimit.

 Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”, deklaroi ministri Çuçi.

Kabineti shqiptar ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë disa ditore me fokus komunitetin shqiptar atje dhe problemet me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që synojnë MB.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë