Shendet

Shqipëria në skenarin e mbi 80 të infektuarve; përgatitet “Shefqet Ndroqi”

Shqipëria ka hyrë në skenarin tjetër të përballimit të situatës së krijuar nga koronavirusi. Spitali “Shefqet Ndroqi” do të shndërrohet në një zonë të izoluar për trajtimin e të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i personave të konfirmuar me koronavirus është 59, që do të thotë se është ende brenda kapaciteteve që ofron Spitali Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për më tepër, në këtë spital autoritetet njoftojnë se vetëm 25 persona ndodhen të shtruar, tre prej të cilëve në gjendje më të rënduar dhe në terapi intensive.

Spitali Infektiv është në gjendje që të presë deri në 80 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se çdo rast mbi këtë shifër do të transferohet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku parashikohet skenari i trajtimit deri në 200 pacientë të tjerë.

Përgatitjet për lirimin e ambienteve të këtij spitali, njohur ndryshe edhe si “ish-Sanatoriumi” kanë filluar prej kohësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë