Lajme

Mesazhi i Piperos: Paniku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë

Infeksionisti Pëllumb Pipero pranë shërbimit infektiv, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndarë sot një mesazh me qytetarët, ku ka theksuar se kjo sëmundje është shumë më e lehtë të parandalohet sesa të kurohet.

Në video-mesazh Pipero kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për të kufizuar  lëvizjet e tyre, për të ruajtur distancat sociale sepse sipas tij vetëm kështu mund të ndihmohen ata që vërtetë kanë nevojë.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/286303355684193/

“Kemi nënvizuar disa herë se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, e kemi më të lehtë ta parandalojmë sesa ta kurojmë dhe për t’a parandaluar duhet doemos mirëkuptimi juaj, duhet mbështetja juaj. Mbroni veten, duke mbrojtur veten mbroni edhe të tjerët, na mbroni edhe ne. Madje na mbroni, t’iu japim më shumë ndihmë atyre që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik. Paniku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mjafton të kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Mos harroni të lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së bashku ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi,” është shprehur thotë Pipero


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë