Politike

Shqipëria feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Rama e Kurti bashkë në Vlorë, Tirana feston me paradë (foto, video)

Nga Gazeta 'Si'-Shqipëria shënon sot 111 vjetorin e Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit që përkujtohet çdo vit nga shqiptarët kudo që ndodhen.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Në këtë përvjetor, autoritetet lokale dhe ato qëndrore kanë organizuar evente që do të mbahen në disa qytete të vendit.

Festimet nisën në Vlorën e Ismailit aty ku u organizua ceremonia tradicionale e ngritjes së Flamurit me shkabën dykrenare. Të pranishëm ishin krerët më të lartë të shtetit, mes të cilëve i ftuar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë kujtese mbarëkombëtare.

Në Tiranë po zhvillohet një paradë, ku do të parakalojnë kryetarët e bashkive dhe komunave nga të gjitha trevat shqipfolëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva e Bujanoc.

Përpos simpoziumeve dhe ceremonive përkujtimore të kësaj dite, festa e madhe do të përmbyllet në darkë me festivalin e Gjirokastrës, i cili sjell disa nga pjesët më të mira të këtij eventi.

Festime për Ditën e Flamurit do të ketë në të gjitha qytetet, por kryeqendra këtë vit do të jetë Tirana.

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë