Menaxhim

Shqipëria ende pa progres në luftën kundër financimit të terrorizmit. Nuk ka monitorim të transaksioneve nga asetet digjitale

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është ende mbrapa në luftën kundër financimit të terrorizmit, përdorimit dhe abuzimit të fondeve nga OJF-të dhe financimit të personave apo subjekteve që shpërndajnë armë të shkatërrimit masiv.

Këto janë dy pikat delikate të Shqipërisë, që MoneyVal dhe FATF, Task-Forca Europiane, theksojnë në raportin e sapopublikuar mbi vlerësimin e vendeve dhe luftës së tyre kundër pastrimi të parave.

Nga 51 rekomandime, Shqipëria ka 16 të tilla ku nuk janë bërë përmirësime, ose janë bërë shumë pak.

Task-Forca nënvizon se përmirësim joefektiv ka pasur në kuptimin e gjerë të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe mundësitë për koordinim për luftimin e këtyre veprimtarive. Bashkëpunimi ndërkombëtar për ndarjen e informacioneve rreth kriminelëve dhe pasurisë së tyre, është një tjetër pikë ku vendi jonë nuk ka bërë hapa para.

Pikat ku Shqipëria nuk ka patur përparim vazhdojnë me: Monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollin e aktivitetit të profesioneve të caktuara-jofinanciare dhe aseteve virtuale sipas rrezikshmërisë së tyre.

Raportimin e transaksioneve të dyshimta nga institucionet financiare dhe aseteve digjitale.

Marrjen e informacioneve rreth pronarëve përfitues.

Përdorimin e informacioneve financiare nga autoritetet e  parandalimit të pastrimit të parave.

Dënimi i individëve që kanë ushtruar veprimtaren  e pastrimit të parave.

Konfiskimi i të ardhurave nga vepra penale.

Agjencia europiane vlerëson dhe realizmin e pjesshëm të disa rekranskomandimeve të tjera në të cilat Shqipëria duhet të jetë vigjilente, por ka ende për t’i realizuar. Aty përfshihet sanksionimi i institucioneve financuese, teknologjitë e reja, profesionet jo-financiare, transparenca e pronarëve përfitues, monitorimi i tyre dhe konfiskimi apo ngrirja e aseteve.

Sipas vlerësimit që ka bërë struktura e MoneyVal dhe FATF për vendin tonë, performanca më e mirë është ajo e njohjes dhe aplikimit të masave kundër pastrimit të parave nga profesionet jo-financiare, institucionet financiare dhe mbajtësit e aseteve digjitale. Rreziku i subjekteve që bëjnë transferta dhe shërbime financiare. Njohja e vendeve specifike me rrezikshmëri të lartë. Rreziku i “bakshisheve” dhe njohja e listës së zezë nga FTAF.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë