Para

Shqipëria e mbushur me zyra këmbimi valutor. BSH u hoqi licencën 14 prej tyre

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria ka arritur një numër rekord zyrash të këmbimit valutor.

Në 2023, Banka e Shqipërisë raporton se operonin 621 të tilla. Vetëm gjatë vitit të shkuar, BSH licencoi 52 zyra të reja, ndërsa u revokoi licencën 14 zyrave ekzistuese. Shifrat tregojnë se në vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 583 zyra të këmbimit valutor

Ndonëse në raportimin e Bankës nuk jepen arsyet e revokimit, por më herët, kjo ndodhte për shkak të dyshimeve të pastrimit të parave.

Vetë BSH i vlerëson ZVK-të, si hallka më e dobët dhe më e ekspozuar ndaj pastrimit të parave, ashtu si edhe subjektet financiare jobankë.

Në vitin 2023, Banka e Shqipërisë pajisi me licencë 1 institucion të parasë elektronike dhe 1 subjekt për ushtrimin e veprimtarisë “Blerja e kredive me probleme” dhe revokoi licencën e një subjekti me kërkesë të tij. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë miratoi ushtrimin e veprimtarisë financiare shtesë (ndërmjetës/agjent në sigurime) të 1 banke dhe të 1 subjekti financiar jobankë. Në fund të vitit 2023, ushtronin veprimtaritë financiare 39 subjekte financiare jobanka (përfshirë dhe institucione financiare të mikrokredisë) dhe institucione të parasë elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë