Lajme

Shqipëria u zgjua nën 0 gradë celcius

Vendi ynë është përfshirë nga një tjetër impuls i masave ajrore shumë të ftohta Arktike kontinentale. Ditën e mërkurë pritet rënie tjeter e temperaturave në mëngjes, ku në zonat malore parashikohet të zbresin deri në -15 grade celcius. Zonat e ulëta -7 dhe bregdeti -1 gradë. Në Tiranë, mëngjesi ishte -3, me ngrica dhe akull.

Duke nisur nga dita e enjte do të fillojë rritje graduale e temperaturave. Nga dita e premte, deri në fundjave vendi yne do të përfshihet nga masa ajri me origjinë mesdhetare më të ngrohta të paqëndeueshme duke rikthyer reshje shiu në të gjithë vendin.

Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme. Zonat malore 1/7 zonat e ulëta 7 /16 bregdeti 8/16 gradë celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë