Biznes

“Shqipëria do të tërheqë investitorët e huaj kur të përmirësojë klimën e biznesit dhe të luftojë korrupsionin”

Intervistë me Presidenten e Dhomës Gjermane të Tregtisë, Znj.Stephanie Sieg-Fark

Nga Gisela Troplini - Presidentja e Dhomës Gjermane të Tregtisë, Znj.Stephanie Sieg-Fark në intervistë për Gazetasi.al tregon se bizneset gjermane vazhdojnë të jenë pesimiste për klimë e biznesit në Shqipëri përshkak të ngjarjeve të ndodhura zinxhir. Sipas saj Shqipëria duhet të punojë me përmirësimin e klimës së biznesit, reformën në drejtësi dhe luftën kundërkorrupsionit për të tërhequr investimet e huaja.

Presidentja e Dhomës Gjermane të Tregtisë, Znj.Stephanie Sieg-Fark

Sipas anketave të bëra nga Dhoma Gjermane e Biznesit në Shqipëri, DIHA, bizneset gjermane kanë treguar pikëpamje pesimiste që nga viti 2019, por në tremujorin e parë të vitit 2021 pesimizmi i bizneseve gjermane në Shqipëri u rrit edhe më shumë. Dhoma Gjermane e Tregtisë në përputhje edhe me bizneset nga të tjera vende në Shqipëri ka shprehur herë pas herë shqetësimin për klimën e biznesit në vend dhe ka bërë thirrje për përmirësimin e saj.

1.Cilat ishin/janë arsyet e këtyre rezultateve?

-Përqindja e bizneseve që kanë parashikuar një situatë të përkeqësuar ekonomike në Shqipëri ka qenë e lartë gjatë tre viteve. Respektivisht 43% në 2019 dhe 2020 dhe 40% në 2021. Ky ka qenë një trend negativ krahasuar me mesataren e viteve para 2019-s, kur ishte afërsisht 20%. Arsyet e një perceptimi të tillë janë të ndryshme. Ndërkohë që në 2019-n shqetësimi më i madh ishte gjetja e forcave të punës, në 2020-n tërmetin dhe në 2021-shin pandemia.

2. Pse bizneset gjermane nuk zgjedhin Shqipërinë si vend zgjerimi?

Tregu shqiptar është interesant për bizneset gjermane në shumë dimensione. Tregu i punës apo kapitali njerëzor në Shqipëri është akoma më interesant për kompani që operojnë në shërbime të IT apo call center. Gjithashtu, resurset natyrore që Shqipëria ofron tërheqin investitorë në fushat si energjia apo turizmi. Nëse flasim për infrastrukturën dhe logjistikën, Shqipëria ka një pozicion gjeografik të favorshëm. Në mendimin tim, përmirësimi i klimës së biznesit dhe zgjidhja e disa problemeve administrative janë hapa të rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve të huaj.

3.Çfarë pritet nga ky bashkëpunim me bizneset gjermane?

Unë mendoj se disa nga fushat e lartëpërmendura mund të aksesohen nga bizneset gjermane. Do doja të përmendja kapitalin njerëzor, sidomos në fushën e IT. Gjithësesi ka akoma shuma për t’u bërë në luftën me korrupsionin dhe krimin, e kam fjalën për rezultate konkrete nga reforma në drejtësi dhe modernizimin e administratës publike, uljen e nivelit të evazionit fiskal dhe rritjen e konkurrencës.

4. Si shikohet klima e biznesit në Shqipëri nga ato ndërkombëtare?

Unë mendoj se mund të bësh biznes kudo, në vendet perëndimore dhe në vendet e botës së tretë. Pyetja është se në çfarë kushtesh ne bëjmë biznes. Pra, a mund të kemi një lojë të drejtë dhe thjesht respektojmë ligjin apo duhet të luajmë me rregulla jo të mirëfillta. Më duhet të the, se ka ende punë për t’u bërë në këtë aspekt në Shqipëri, por me rëndësi është që unë mendoj se po shkon në drejtimin e duhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë