Biznes

Investitorët e huaj thirrje politikës shqiptare: Zgjidhni situatën, po dëmtoni biznesin

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) në një deklaratë të përbashkët thonë se po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri e cila sipas tyre po ndikon tejet negativisht tek investimet e mundshme .

“ Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejperdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.”- thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata i bëjnë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.
Çdo ditë që kalon pa marrëveshje, thonë sipërmarrësit e huaj, dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare.
“Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira - veçanërisht Qeveria dhe Opozita - të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t'i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend.”- citohet në deklaratë.

Pak ditë më parë qe biznesi shqiptar i bashkuar në një deklaratë të ngjashme duke kërkuar me emergjencë zgjidhjen e ngërccit politik, I cili sipas tij ka bërë që besimi konsumator të bjerë dhe ekonomia të jetë në stanjacion.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë