Treg

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, bisedime për hekurudhën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kthehen bisedimeve për ndërtimin e hekurudhës midis dy vendeve.

Zv/Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli, ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi për këtë qëllim.

Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Hekurudhës së dy vendeve ku diskutuan për lidhjen hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes ndërtimit të pjesës Perëndimore të Korridorit 8.

“Në këtë takim palët shprehën gatishmërinë e tyre për një lidhje hekurudhore mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë si një projekt të rëndësishëm si për biznesin ashtu edhe për lëvizjen e qytetarëve” shkruan Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në njoftimin zyrtar.

Maqedonia e Veriut e ka ndërtuar hekurudhën e vetë deri në Lin, kurse Shqipëria shpalli tenderin, e mbështetur nga BERZH.

Porn ë buxhetin e shtetit nuk iu rezervua një vend në këtë vit dhe hekurudha nuk do të ndërtohet në kuadrin e Korridorit të 8 sepse ai projekt dështoi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë