Lajme

Shqipëri, Maqedoni, Bullgari memorandum për tregun e energjisë elektrike

Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Sofje të Bullgarisë Memorandumin e Mirëkuptimit për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike.

Palët nënshkruese kanë qenë drejtorët e operatorëve të sistemit të transmetimit të shteteve respektive; Operatorit të Sistemit të Transmetimit Shqipëri, OST Sh.a , Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik të Bullgarisë (ESO EAD) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Maqedonisë (MEPSO AD).

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi, të tri palët kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë dhe për të kontribuar në zhvillimin e tregut të energjisë midis tyre.
Memorandumi parashikon gjithashtu bashkimin e tregut të energjisë të tre vendeve, shoqëruar nga një shpërndarje absolute të alokimeve të kapaciteteve të interkonjeksionit në përputhje me modelin e synuar Europian.

Me nënshkrimin e dokumentit të tre operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë shprehin vendosmërinë e tyre për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal nëpërmjet krijimit të një Qendre Rajonale Koordinimi të Sigurisë në një shtet anëtar të BE-së Juglindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë