Futboll

Shqipëri-Angli do të luhet sipas programit. Qeveria britanike jep aprovimin

Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet sipas programit në 28 mars në Tiranë.  Federata Angleze ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria angleze për të udhëtuar në vendin tonë edhe pas bllokimit të linjave që nga 22 dhjetori. Së fundmi ndryshoi edhe internerari për sa i përket ndeshjeve të Champions-it, ku skuadrat angleze u detyruan të përballeshin me kundërshtarët e tyre në fusha neutrale.

Sfida ndaj “Tre Luanëve” ishte vendosur në dyshim nëse do të zhvillohej në Shqipëri apo jo, për shkak kufizimeve të qeverisë britanike për të luftuar pandeminë Covid-19 në lidhje me fluturimet nga dhe për Mbretërinë e Bashkuar. Edhe mundësia e spostimit të ndeshjes për shkak të gjendjes së fushës ka rënë poshtë, edhe pritet të zhvillohet në ‘’Air Albania’’ siç është planifikuar.

Në muajin mars, Shqipëria do të nisë fushatën eliminatore për Botërorin e Katarit në vitin 2022. Ndeshja e parë për kuqezinjtë do të jetë ajo e datës 25 mars ku do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës, ndërsa tre ditë më pas vjen përballja e luksit në Tiranë, ndaj Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë