Ne rrjet

Shqetësimi për vajzat mjeke në Itali dhe Shqipëri, Namik Dokle harron ditëlindjen

Naik Dokle, ish kreu i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2001-2002, ish zv/kryeministër dhe ish deputet dhe drejtues i Partisë Socialiste për shumë vite sot mbush 75-vjeç.

Ish kryetari i Parlamentit Namik Dokle.

Por në një status që shkruan në llogarinë e tij në Facebook tregon se nuk është indiferent ndaj Koronavirusit. Këtë shpjegon ai, e tregon edhe harresa ndaj ditëlindjes së tij për merakun që e ka kapluar ndaj njerëzve të tij të shtrenjtë që janë në linjën e parë të bluzave të bardha përtej dhe brenda kufirit.

“RROFTË JETA! RROFSHIN MIQTË!

NË DJALL VIRUSI ME KURORË!

Paskam ditëlindjen sot! Nuk më vjen turp t’u them që e kisha harruar. Në këto ditë coronavirusi, shqetësimi e mundi kujtesën.  Është normale që shqetësimi të mund kujtesën, kur ke një mbesë dhe një nip në Itali, kur ke vajzën dhe dhëndrin mjekë në spitale ëe Emilia Romanjës, zonë nga më të rrezikuarat. Po edhe në Tiranë, vajza mjeke dhe mbesa studente e mjekësisë. Poor...Rrofshin miqtë!!! Urimi i parë paska ardhur tre minuta pasi kisha hyrë në vitin e 75-të të jetës, pastaj një tjetër, një tjetër e kështu dhjetra e dhjetraëte tjerë... Madje edhe nga Motoki Nomachi, nje mik nga Saporo e Japonisë...

Prandaj, nga thellësia e shpirtit, më vjen urimi: Rrofshi, miq të dashur!!”- shkruan z. Dokle!

Gazeta “Si” I uron Z. Dokle shëndet dhe jetë të gjatë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë