Ne rrjet

Shpresë në Itali: Më pak viktima dhe 30 mijë të shëruar 

Italia duket se ka marrë sot një tjetër sinjal se po hedh ditë pas dite pas krahëve epideminë, pasi numri i viktimave ka pësuar sërish ulje.   

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 570 viktima nga koronavirusi, 40 më pak  se një ditë më parë, ndërkohë qe dje ishin 610 të vdekur. Bilanci i viktimave ka arritur ne 18 849 viktimash, por piku i epidemisë në vendin fqinj duket se ka kaluar.

Po ashtu në Itali është rritur edhe numri i të shëruarve, i cili ka shkuar në mbi 30.455.

Kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se kurba na tregon qartë se epidemia ka pësuar rënie. “Kjo është një shenjë pozitive, por nuk duhet të na lejojë të hedhim ulim vigjilencën”, tha ai. "Aksionet e ndërmarra janë të rëndësishme por nuk duhet të mashtrojmë veten se situata është zgjidhur. Masat janë thelbësore për të ruajtur uljen deri në pragun kur një i infektuar mund të infektojë vetëm një”.

Brusaferro tha se mosha mesatare e viktimave të Covid-19 është "rreth 80 vjeç, kryesisht burra dhe me patologji të shumta".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë