Vetëm pak javë më parë një nga klubet më të njohura të jugut të Italisë, Bari shpalli falimentin për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve financiare dhe tashmë do duhet të nisi çdo gjë nga kategoritë inferiore të futbollit Italian. Por në këto ditë të errëta për klubin barez, ka dritë në fund të tunelit. Gazetat italianë shkruajnë Bari është blerë nga pronari i Napolit, Aurelio De Laurentis. Mediat citojnë kryebashkiakun e Barit, Antonio Dekaro, i cili ka bërë me dije se është arritur marrëveshja dhe De Laurentis do të marrë në zotërim klubin për sezonin e ardhshëm e në vijim.
Bari do fillojë nga Seria D dhe plani i biznesmenit napolitan është që ta rikthejë atë sa më shpejt në Serie A. Më pas mbetet për t’u zbuluar se çfarë do të ndodhë me Barin, pasi rregullat e ligës italiane të futbollit nuk lejojnë që dy klube të garojnë në të njëjtën ligë. Me këtë lëvizje, De Laurentis i bashkohet kështu edhe dy manjatëve të tjerë të futbollit italian, Enriko Preciozi dhe Klaudio Lotito, që përveç skuadrave kryesore që kanë në Serie A, Lacio dhe Udineze, kanë edhe ekipe në Serie B.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.