Lajme

Shpërthimi në Bllok, ndërron jetë pronarja e argjendarisë

Ka ndërruar jetë pronarja e argjendarisë, Alma Pira, e cila u plagos mesditën e 15 korrikut në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Shpërthimi i një bombole me hidrogjen në bodrumin e një argjendarie në zonën e ish-Bllokut, krijoi panik te qytetarët, rreth dy javë më parë.
Pronarja e argjendarisë nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët e marra.
Nga shpërthimi u plagosën dhe tre të tjerë, të cilët nuk janë në rrezik për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë