Ka ndodhur

Shpërthim në Vlorë, tritol një objekti në ndërtim, policia jep detaje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Vlorë.

Policia njofton se ka shpërthyer një objekt në ndërtim, ku ishin ndërprerë punimet prej vitesh. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Në lagjen 'Uji i Ftohtë', Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.0

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë