Ka ndodhur

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Fushë-Krujë, nuk ka të lënduar

Në mbrëmjen e së martës ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Policia bën me dije se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Arben Pllumit. Raportohet se nuk ka të lënduar. I zoti i shtëpisë ka deklaruar për mediat se kjo është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol. Ndërsa Policia njofton se janë shoqëruar disa të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë