Ka ndodhur

I vendosin eksploziv pas dere, ndërsa ndodhej në arrest shtëpie për trafik të lëndëve narkotike

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e të hënës në një apartament në zonën e Orikumit.

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë ABC News njofton se shtetasit A.XH ishte në arrest shtëpie prej pak kohësh nga gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike ndërsa procesi gjyqësor kundër tij vijon.

Gjatë momentit të shpërthimit të eksplozivit ai ndodhej brenda në shtëpi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë