Ka ndodhur

Shpërthen në flakë një makinë në tunelin e Kalimashit

Automjeti i një shtetasi amerikan në banim në Serbi është përfshirë nga flakët në tunelin e Kalimashit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës dhe për pasojë tuneli është bllokuar për disa minuta.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen. Për fat të mirë, nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, por ka vetëm dëme materiale. Dyshohet se automjeti ka qenë në ecje ndërsa është përfshirë nga flakët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë