Lajme

Shpërthen gazi, zjarr në çerdhen te “Ali Demi” në Tiranë

Rreth orës 04:00 të mbrëmjes së kaluar, çerdhja nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” është përfshirë nga flakët. Shkak ka qenë bombola e gazit në kuzhinë.

Mësohet se nuk ka persona të lënduar, pasi çerdhja ka qenë e mbyllur në atë orar dhe nuk ka pasur fëmijë.

Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se zjarri ka rënë në një dhomë, e cila shërbente si magazinë.

“Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë